Shperthimet n’aeroportin e Brukselit. 11 të vdekun dhe 25 të plagosun

Simbas mediave belge deri më tash numri i të vdekunve asht 11 persona dhe 25 të lenduem mbas dy shpërthimeve që ndodhën pak minuta ma parë n’Aeroportin e Brukselit.

 

Dy shperthime tronditin aeroportin e Brukselin. Dyshohet për viktima!

Raportet e para nga shpërthimet n’Aeroportin e Brukselit flasin për viktima, por kjo ende nuk asht konfirmu.

Shpërthimet kanë ardh katër ditë mbas kapjes në Bruksel të Salah Abdeslam, të dyshuemit kryesor për sulmet që ndodhen në Paris në Nandorin e vitit të kaluen, raporton BBC.

Për dy shpërthimet që kanë ndodh n’aeroportin e Brukselit, shkaktari ende asht i paqartë.

Imazhet tregojnë tymin në rritje qe po del nga ndërtesa e terminalit.

Dëshmitarët thanë se ndjenë tronditje nga shpërthimi.

Mediat belge thonë se aeroporti asht tue u evakuue.