Dy shqiptarë kandidojnë për asambleistë të Emmen’it, Zvicër

Me 1 Maj mbahen zgjedhjet për Asamblenë Komunale të lokalitetit Emmen (kantoni Lucern), Zvicër.

Në këto zgjedhje marrin pjesë edhe dy kandidatë me prejardhje shqiptare. Bahet fjalë për Bujar Berishën (fotograf dhe rock muzikant) dhe Dritan Sylejmanin, afarist.

Tashma në hapësina të ndryshme të Emmen-it shihen pllakatat, në të cilat prezantohen në mes të tjerëve edhe portretet e dy kandidatëve të përmendun.

Kujtojnë se Bujari asht tue kandidue për mandatin e dytë, në Asamblenë Komunale.
Si Bujari njajt edhe Dritani janë pjesë e listës së Partisë Socialdemokrate (SP). Ata, si “secondo” – brez i dytë i migracionit në Zvicër, kanë nji reputacion të mirë në rrethin ku jetojnë dhe pritet me pasë sukses në këto zgjedhje.