Dy shtete europiane ‘shuplakë’ për liberalizimin e vizave!

Rritja e kundërshtimit tek disa shtete të fuqishme europiane kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, ka ba që të vihet në diskutim lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës para fundit të këtij viti, pamvarësisht se ishte thanë që nji gja e tillë do të ndodhë në gjysen e verës.

Gjermania dhe Franca po kundërshtojnë liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të azilkërkuesve.

Kjo e zbeh entuziazmin e javëve të kalueme kur edhe u dha rekomandimi pozitiv tue hedh poshtë mundësinë që e pati premtue Qeveria e Kosovës, për lëvizjen e lirë gjatë verës.

Gazeta gjermane “Die Welt”, tue ju referue qarqeve të afërta me qeverinë gjermane, ka shkrue se frika e abuzimeve të reja masive të kërkesave për azil në kuadër të liberalizimit të vizave asht e madhe.

Simbas kësaj gazete, ministri i Mbrendshëm, Thomas de Maiziere, ka thanë se kjo asht arsyeja pse Gjermania dhe Franca kanë shtye futjen e nji kllauzole të veçantë, e cila parashikon se shtetet anëtare të BE’s munden me ngadalësue liberalizimin e vizave.