Dy të arrestuem për terrorizëm në Pejë

Policia e Kosovës, mëngjesin e të Martës, ka krye dy bastisje, rrjedhimisht arrestimin e dy personave të dyshuem për nxitje të terrorizmit në rajonin e Pejës.

Këtë e ka konfirmue për Gazetën Express, zadhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Të arrestuemit, dyshohet se kanë ba propagandë dhe kanë nxitë terrorizmin në Kosovë dhe bashkimin e qytetarëve në luftat e hueja përkrah terroristëve të ISIS’it, shkruen Gazeta Express.