Dy të vramë në Jahoc të Gjakovës

Dy persona kanë humbë jetën mbramjen e sotme në katundin Jahoc të komunës së Gjakovës.

Nga krismat me armë, të dy personat e moshës afër 55 vjeçare kanë humbë jetën në vendin e ngjarjes.

“Janë dy viktima dhe dyshohet se njani prej viktimave ka vra tjetrin dhe mandej ka krye vetvrasje. Policia asht në vendin e ngjarjes tue hetue rastin, për detaje të tjera njoftoheni nesër”, ka thanë për Indeksonline, Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Simbas tij, dyshohet që vrasja ka qenë e rastit mbas nji sherri që të dy personat kanë pasë.