Dy tërmete godasin Japoninë, a ka rrezik për cunami

Dy tërmete kanë godit Japoninë, por zyrtarët thanë se nuk ka rrezik për cunami.

Nji tërmet prej 5.5 shkallësh të Richterit asht regjistrue në veri të ishullit Hokaido, ndërsa nji tjetër prej 5.7 ballësh ka ndodh pak minuta ma vonë pranë ishullit Okinava.

Nuk ka pasë raporte të menjihershme për dame apo njerëz të plagosun.

Japonia ka histori të gjatë të tërmeteve dhe veprimtarisë sizmike, për shkak të vendodhjes së saj pranë pllakave tektonike.

Në Mars të vitit 2011, Japonia asht godit nga nji tërmet prej 9 ballësh të Richterit, i cili ka la mbi 15,000 njerëz të vramë.