Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhë mbrenda 24 orëve në Kosovë

Nji serbe e moshueme nga Zubin Potoku asht gjetë e vdekun në afërsi të urës së lumin Ibër. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë tue hetue rastin.

Kurse, në Prishtinë nji person asht dërgue në Qendrën emergjente pa sheja jete. Njësitë e forenzikës në vende ngjarje kanë gjetë dhe konfiskue nji revole me tetë fishekë dhe nji gzhojë.

Me urdhën të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës asht dërgue në IML për obduksion. Rasti po hetohet nga Policia.