Dy vende mike të Kosovës janë kundër heqjes së vizave!

europavizat

Edhe zyrtarët shtetnor të Belgjikës e kanë përkrah idenë e Francës se s’duhet t’ju hiqen vizat, në këtë kohë, kosovarëve, gjeorgjianëve e ukrainasve.

Ministri belg i Emigracionit, Theo Fracken, e ka përkrah idenë e Francës se nuk asht koha e duhun për heqjen e vizave për kosovarët, ukrainasit dhe gjeorgjianët.

Ai ka thanë se heqja e vizave, për këto vende, nuk asht ideja ma e mirë.

Uatoday.tv cition Theo Francken, Ministër belg teksa përkrah idenë e Francës të cilën e ka deklarue ministri i Mbrendshëm, Bernard Cazeneuve.

“Tue konsideru krizën aktuale me emigrantë, që asht ma e madhja që nga lufta e dytë botnore, liberalizimi i vizave (për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën) nuk do të kishte qenë ideja ma e mirë. Koha luen nji rol shumë të randësishëm në politikë”, ka deklaru Ministri belg i Emigracionit.

Sot ma herët, ministri francez i Mbrendshëm, Bernard Cazeneuve ka thanë: “Na nuk mund të propozojmë heqjen e vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën në javët apo muejt e ardhshëm. Franca s’e dëshiron këtë”.

Këto deklarata dolën gjatë samitit të Këshillit t’Europës, ku Ministrat Europianë diskutuen liberalizimin e vizave me Turqinë.

Simbas BBC’s, komenti i Cazeneuvet asht përkrah nga zyrtarët tjerë.