Dy vjet burg për Anjeza Shabanin, rrahu 3-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka dhanë sot denimin me 2 vjet burg për Anjeza Shabanin.

Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”,  rrahu barbarisht nji femi 3 vjet, video e cila u transmetue n’emisionin investigativ ‘STOP, në Televizionin Klan.

Denoncimi i dhunës ishte ba nga baba i vogëlushit, i cili i asht drejtue emisionit, për me hetue dhe për me vërtetue dyshimet që ai kishte lidhë me dhunën e ushtrueme ndaj djalit të tij, dyshime të cilat kishin lind mbas shejave të dhunës të konstatueme në trupin e vogëlushit.

Shabani akuzohet për “keqtrajtim të mitunish”.