Dyshime për nji person të armatosun në Universitetin e Toronto’s, policia rrethon zonën

Policia e Toronto’s ka rrethue zonën dhe ka nisë hetimet, mbas raportimeve për nji person të armatosun, i cili lëvizte mbrenda kampusit studentor.

Simbas dëshmitarëve, nji person i armatosun me pushkë asht pa në mjediset e Universitetit të Toronto’s. Nji tjetër person asht vnue në pranga në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia asht në ndjekje të personit të armatosun.

Universiteti i njoftoi studentët përmes nji deklarate në Twitter, tue i paralajmërue mos me lëviz deri në përfundim të operacionit.

Shefi i policisë së Toronto’s, Mark Saunders, i tha gazetës “National Post” se agjentët ishin në ndjekje të nji personi të maskuem, të veshun me të zeza dhe i armatosun.