Dyshimet për pastrim paresh, hetohen televizionet shqiptare!

Edhe pse nji pjesë e mirë e medias në Shqipni, e sidomos televizioneve private, janë perfolë prej vitesh për pastrim paresh, kontrolli i financimit të tyne ka qenë totalisht i paprekshëm.

Mirëpo Autoriteti i Mediave Audiovizive – AMA – ka vendos me i dhanë fund kësaj situate, tue paralajmërue kontrolle të rrepta të burimeve dhe menyrës së financimit të mediave audio-vizive.

E për këtë, AMA ka vendosë me e nisë nga radiot fetare në Shqipni.

Simbas nji vendimi të datës 4 Prill, Autoriteti i Mediave Audiovizive mundet me kerkue informacion mbi burimet e financimit për radio të caktueme.

Megjithatë, simbas vendimit, ky autoritet nuk përfshihet drejtpërdrejt në hetime, por së paku në rastin e radiove fetare, këtë ka me e ba përmes Komitetit Shtetnor të Kulteve, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Pareve, Shërbimit Informativ Shtetnor dhe Policisë së Shtetit.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Salaj¸ka deklarue për njanin prej televizioneve private në Tiranë, se mbas radiove, radha ka me i ardhë edhe televizioneve.

Ai ka pranue edhe dyshimet e shumë institucioneve, se në media bahet pastrim paresh.

Ka nji numër shumë të madh radiosh e televizionesh në Shqipni, – tha Salaj për Televizionin A1 Report, e kjo simbas tij, asht jonormale.

Ma tej, Salaj shtoi se kontrollit kanë me ju nënshtrue kryesisht radiot dhe televizionet informative, por jo edhe portalet.