Dyshohet për bombë të Qeveria, e konfirmon edhe policia!

Policia e Kosovës ka rrethue zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, mbas dyshimeve për nji mjet shpërthyes.

Zyra Rajonale për Informim e PK’s, ka konfirmue për Express, se alarmin për mjet të dyshuem shpërthyes e kanë marrë rreth orës 11:00 nga punëtorët e kësaj zyre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po verifikojnë mjetin e dyshuem.