Alarm i rrejshëm – S’ka bombë te shtëpia e drejtorit të Postës!

Foto ilustrim

Alarmi se nji mjet i dyshuem shpërthyes asht vendos në shtëpinë e drejtorit të Postës, Sejdi Hoxhës, po del të jetë i rrejshëm.

Burime policore i kanë thanë Express se mjeti i ishte vendos në karrocën e femive por më pas ishte vërtetue që nuk asht bombë por vetëm nji “dhuratë”.

Policia e Kosovës menjiherë kanë shkue në shtëpinë e Hoxhës e cila gjendet në lagjen “Arbëria” (Dragodan).

 

Video: Dyshohet për bombë në shtëpinë e drejtorit të Postës Sejdi Hoxhës!

Nji mjet i dyshuem shpërthyes ka ngrit alarm për bombë në lagjen ‘Arbëria’ të Prishtinës.

Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po lokalizojnë ndodhjen e mjetit të dyshuem shpërthes.

Shtëpia në oborrin e së cilës dyshohet të jetë vendos bomba asht e drejtorit ekzekutiv të Postës Sejdi Hoxha, shkruen gazeta Express.

Mjetin e dyshuem shpërthyes në Dragodan, në afërsi të Komunës së Prishtinës, e kanë konfirmue për gazetën edhe Policia e Kosovës, përmes zyrës rajonale për informim.