Dyshohet për nji sasi prej 50 euro fallco në Prishtinë!

400 euro të ndame në kartëmonedha prej 50 eurosh të falsifikueme, dyshohet të jenë zbulue gjatë nji deponimi në nji prej bankave në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Simbas ankuesit, punëtor i nji banke në kryeqytet, raportohet se nji person i dyshuem mashkull ka deponue në filialet e nji banke tetë kartëmonedha nga 50 euro, të cilat ka dyshime se janë të fallsifikueme.