Dyshohet se nji sulmues gjendet në bazën ku rrin aeroplani i Presidentit Obama

Baza ushtarake amerikane, që gjendet në periferi të kryeqytetit amerikan Washington DC, raportohet se asht mbyllê për shkak se dyshohet se mbrenda asht nji sulmues.

Sulmuesi thuhet se asht aktiv dhe gjendet në pjesën ku gjendet qendra mjekësore e bazës.

Policia amerikane asht në vendin e ngjarjes, shkruen lajmi.net.

Baza Andrews asht shtëpi e aeroplanit presidencial “Air Force One”. Gjendet në Maryland, veç katër milje në juglindje të Washingtonit.

Ndonëse nuk ishte e qartë fillimisht nëse mbyllja e kësaj baze ishte pjesë e ndonji ushtrimi ushtarak, vet baza ka konfirmue se e tanë ngjarja asht e vërtetë.

“Jemi tue ju përgjigjë nji sulmuesi, i cili asht aktiv”, ka thanë zadhënësi i kësaj baze.