E bujshme: Kqyreni çka ka ndërtue Putin midis Rusisë dhe Krimea’s (foto)

Inxhinerët rusë po instalojnë nji hark gjigant hekurudhor në kanalin midis Rusisë dhe Krimea’s.

Ky asht nji projekt politik i Presidentit Vladimir Putin, i cili pretendon se gadishulli ukrainas i Krimea’s, i përket republikës ruse.

Krimea u aneksue nga Rusia në Mars të 2014’ës.

Ka me u dashte rreth nji muej për me rregullue totalisht harkun, që peshon 6,000 ton.

Pjesa rrugore e urës së Kerc Strait ka me qenë gjithashtu nji hark gjigant.

Faqja zyrtare e projektit thotë se ura duhet me përfundue deri në fund të vitit të ardhshëm, kur priten me kalue edhe kerret e para.

Mandej në vitin 2019, ajo pritet me u shendrrue në udhë hekurudhore.