E bujshme: Putini ka paralajmërue Erdoganin se po urdhnohej vrasja e tij mbasi përgjoi ushtrinë turke

Simbas mediave Iraniane, Presidenti Turk Rexhep Tajip Erdogan ishte paralajmërue nga inteligjenca Ruse për nji grusht shteti të afërt veç disa orë para se me u shfaqë tanket në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë të Premten e kalueme.

Mendohet se ushtria Ruse nëpërmjet përgjimeve ka zbulue puçin ushtarak dhe kishte dhanë instruktime të sakta se nji grusht shteti asht tue u organizue kundër qeverisë së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, simbas “Fars News”.

Transmetimet dhe përgjimet nga ushtria Ruse kanë zbulue komunikime ndërmjet helikopterëve ku jepej urdhni për me arrestue apo për me vra Presidentin në qytetin turistik të Marmaris.

Ky informacion u miratue mandej edhe nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke.

“Burimet diplomatike thanë se ndryshimi në politikën e jashtme të Erdoganit veç nji javë para grushtit të shtetit ka shty disa shtete të hueja që me provokue dhe mbështetë ushtrinë në skenën e grushtit të shtetit”, raporton “Fars News’.

Për me i përmirësue marrëdhaniet e tensionueme midis Ankarasë dhe Moskes, Erdogani ka kërkue nji falje zyrtare të presidentit Rus Vladimir Putin muejin e kaluem.