E bujshme: SHBA i shet 3 mijë automjete ushtarake Britanisë

SHBA ka me ja shitë aleatit të tij britanik, për ma shumë se 1 miliard dollarë, rreth 3.000 automjete ushtarake për me zavendësue të famshmit “Jeep” dhe “Humvee”, njoftoi Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit.
Ashtu si për çdo kontratë tregtare të shitjes së armëve nga Washingtoni, asht Departamenti i Shtetit që miratoi shitjen e këtybe 2 747 automjeteve tip JLTV për nji shifër prej 1,03 miliardë dollarë.

Britania e Madhe asht aleati ma i afërt historik i SHBA’ve dhe ka pak shance që parlamenti t’i kundërvihet nji vendimi të tillë të egzekutivit.

“Ky propozim i shtijeve përforcon politikat e hueja dhe të sigurisë kombëtare të SHBA’ve tue kontribue në përmisimin e sigurisë të nji aleati të NATO’s”, theksojnë mbrojtja dhe diplomacia amerikane në nji komunikatë.

JLTV’të mendohet m’u ba automjeti i ri ushtarak simbol i fuqisë ushtarake amerikan, mbas modeleve “Jeep” dhe “Humvee”.