E çuditshme: Melanie Trump dhe Baron nuk kanë me jetue në Shpinë e Bardhë

Zoja e Parë e ardhshme e Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Melanie Trump dhe djali i çiftit presidencial Baron Trump, nuk kanë me jetue në Shpinë e Bardhë.

Ky lajm bahet i ditun nga media amerikane New York Post, e cila shkruen se Melanie Trump dhe djali Baron kanë me jetue në shpinë e tyne në New York. Shkak për këtë asht ba shkolla e Baron.

Gazeta raporton gjithashtu se, Melanie Trump ka me udhëtue drejt Shpisë së Bardhë në Washington sa herë që të jetë e nevojshme, por fokusi i saj kryesor asht djali Baron. Egziston nji mundësi që Melanie dhe Baron me shkue në Shpinë e Bardhë ku ka me jetue Presidenti i zgjedhun Donald Trump, në fund të vitit shkollor.

“Ndërtesa ku ka me qendrue Melanie dhe Baron ka me u ba Shpia e Bardhë e New Yorkut”, tha nji ish-komandant i Delta Forcës amerikane, tue ju referue masave të sigurisë që kanë me u rritë në shpinë ku ka me qendrue familja e Presidentit Donald Trump. Ajo ka me u ruejt nga Shërbimi Sekret dhe Policia e New Yorkut.