E dhimbshme, e ngacmuen shokët, ajo e vari veten në shkollë (foto)

Nji 16-vjeçare ka vendos me vra veten tue u mvar n’ambientet e shkollës mbasi ishte ngacmue dhe tall vazhdimisht në shkollë, nga shokët e klasës.

Dagmara Przybysz, e cila ka lind në Poloni dhe ndiqte Akademinë e Pishinave(Shkollë profesionale noti), u gjet e vdekun në nji tualet.

Nji nga mësuesit  tha se kishte fol disa herë më të, para se të vdiste, por se ajo kurrë nuk i kishte përmend ndonji problem racizmi.

Prindërit e vajzës, Jedrzej dhe Ewelina Przybysz, rrëfyen nga ana tjeter se e bija u kishte thanë se nji vajzë tjetër e ngacmonte gjithmonë dhe se ndigjonte njerëzit rreth saj që e thërrisnin “budallaqe”.

12 muem para se të vetëvritej, e reja u kishte thanë prindëve se ajo “nuk i përkiste këtij vendi”

Nana e saj insistoi se problemi ma i madh i vajzës së saj ” ishte ngacmimi dhe bullizmi”.

I dashtuni i saj tha gjithashtu se ajo i kishte përmend se nxanësit që banin komente “të tmerrshme” për kombësinë e saj dhe tue e tallë në klasë dhe korridore.

 

1-vajza 2-vajza 30vajza