E dhimbshme, krokodili mbyt gazetarin e njoftun të ‘Financial Times’ (foto)

Paul McClean (24 vjet), gazetar në “Financial Times” ka ndrrue jetë t’Ejten, mbasi u sulmue nga nji krokodil në Sri Lanka.

Bahet e ditun se McClean kishte udhëtue në këtë ishull për pushime me shokët e tij.

Nji dëshmitar i rastit, i cili ishte rreth 10 metra larg në atë kohë, tha se papritmas ndigjoi nji peshkatar që bërtiste.

Ai kishte vrapue dhe nji peshkatar i kishte thanë se nji krokodil ka tërheq nji turist, shkruen The Washington Post.

“Në minutat e fundit i pamë gishtat, u munduem me gjetë edhe trupin por s’e gjetëm”- thotë ky dëshmitar.

Mbasi nuk arritën me pshtue, ata thirrën autoritetet lokale. Ndërsa të Premten në mëngjes u gjend trupi i gazetarit.

Të premten në mëngjes, marina zbuloi nji trup në lagunë, rreth 50 metra nga bregu. U identifikue si trupi McClean.