E dhimbshme, ky asht reportazhi i Euronews për gjakmarrjen në Shqipni (Video)

Liljana quhet mësuesja heroinë rreth së cilës Euronews ka realizue nji reportazh mbi gjakmarrjen në Shqipni.

Mësuesja heroinë udhëton me kilometra të tana për me shkue te nxanësit e saj, që qendrojnë të mbyllun në shtëpi nga friga e gjakmarrjes.

“Në Shqipni, nji nga shtetet e Ballkanit që asht tue prit me ju bashkue Bashkimit Europian, por Liljana Luani ka nji mision.

Mësuesja 56-vjeçare udhëton në kodrat veriore ku shumica e njerëzve, madje edhe të policisë kanë tutë me shkelë.

Ajo shkon atje për me gjetë femijët e mshefun, nji brez i ngecun në traditën shekullore të gjakmarrjes mes familjeve fqinje.

Mësuesja shkoi në nji shtëpi ku nji nanë 40-vjet jeton me tre djemtë e saj adoleshentë.

Bashkëshorti i grues asht në burg dhe ata jetojnë të mshefun në shtëpi, për shkak se djemtë mund të vriten për gjakmarrje, nëse tentojnë me dalë jashtë.

“Kjo asht ajo që më shtyn mue me shkue derë më derë për me vizitue femijët që kanë problem me gjakmarrjen.
Unë jetoj me vuejtjet e tyne, me dhimbjet e tyne, me dhimbjet e familjeve të tyne dhe tash jam e perfshime shumë emocionalisht”, thotë Liljana.

Identitetet e femive nuk mund të shfaqen për shkak të frigës se do të gjenden të vramë. Simbas nji kodi sjellje që daton në shekullin e 15, i njohun si Kanuni, vetëm burrat dhe djemtë mund të jenë në shënjestër, ose thanë ndryshe për me u hakmarrë për to apo për të afërmit e tyne.

Kjo mund të ndodhë kudo, po jo mbrenda shtëpisë së familjes.

Liljana kujton se si nji nga nxanësit e saj u vra në nji pritë në rrugën e tij për me shkue në shkollë.

“Kanë kalue dy vjet që kur ai u vra, ishte nji adoleshent, unë kurrë nuk ka me harrue atë femi”, thotë ajo tue shtue “Unë ende e ndigjoj zanin e tij dhe qeshjen e tij në korridoret e shkollës, kur unë i prekja flokët për t’ja rregullue, kurrë nuk ka me harrue.

Kjo fatkeqësi nuk e kurseu atë, gjakmarrja i mori jetën”.

Liljana shpreson me ndryshue këtë mentalitet, edhe pse asht shumë e veshtirë për vetë faktin se ka ekzistue dhe ekziston prej vitesh.

“Mendoj se për këtë brez arsimi i fortë asht nji armë shumë e fortë për me ndalue fenomenin e gjakmarrjes”, thotë Liljana Luani.