E dhimbshme: Ky asht statusi i Ismajlit për vdekjen e Astritit!

Vdekjen e aktivistit të VV’s në Burgun e Prizrenit, Astrit Deharit, e ka prit rand deputeti i këtij subjekti, Fisnik Ismaili.

 

Ky asht postimi i Ismajlit në Facebook: 

 

Astrit, breh! Dje fola me njerin, që më tregoi se je mirë, po mbahesh, edhe që na kishe ba shumë të fala. Mu ba fort qefi, edhepse me dhembje ka kalue çdo ditë prejse të futën qaty për kurrgja.

Sot, një sallë plotë me njerëz, bashkëaktivista, duartrokitëm gjatë, mbasi të përmendëm me fort krenari, që na përkujtove vazhdimisht se sa e padrejtë është kjo botë, e sa na motivon ti, për me kërkue drejtësi.

 Sot, pa ra terri mirë përjashta, neve na u terrue para syve, e thellë në zemër, me lajmin që askush s’e ka pritë. Askush. Astrit, breh!!!