E fundit në listë, por e para me vota

Edhe pse ishte në fund të listës së LDK’s dhe kishte numrin 81, Vjosa Osmani, mbetet femna ma e votueme në zgjedhjet e 11 Qershorit me 64 mijë e 131 vota. Mbas saj me numër ma të madh të votave vjen deputetja nga Vetëvendosje, Aida Dërguti, me 32 mijë e 463 vota.

Mbas Dërgutit si ma e votuemja vjen kryetarja e Gjakovës dhe Alternativës Mimoza Kusari-Lila me 20 mijë e 557 vota. Albulena Haxhiu nga VV ka marrë 19 mijë e 524 vota. Mbas Haxhiut vjen deputetja Sala Berisha-Shala me 17 mijë e 432 vota.

Edhe Donika Kadaj Bujupi nga AAK, hyn në mesin e femnave ma të votueme në këto zgjedhje, mbasi që ka marrë 15 mijë e 894 vota. Mbas Bujupit me numrin ma të madh të votave asht deputetja e AAK, Teuta Haxhiu, e cila ka marrë 15 mijë e 853 vota. Ndërsa, deputetja e PDK, e cila ishte pjesë e Kuvendit në mandatin e kaluem, Ganimete Musliu, ka arritë m’i marrë 11 mijë e 673 vota.

Mbas saj radhitet deputetja nga AAK, Time Kadriaj, e cila ka arritë me i marrë 11 mijë e 535 vota dhe Besa Baftiu me 10 mijë e 123 vota.