E gjithë bota solidarizohet me Brukselin

Sulmi i sotëm terrorist në kryeqytetin europian, Bruksel e ka ba bashkë gati se t’gjithë lidershipin botnor, tue solidarizue me qytetarët belg.

Për sulmet e njipasnjishmë në mengjesin e sotëm, kanë reague edhe krenët na t’naltë shtentorë n’Kosovë.

Tue fillue nga Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila ka qenë e tronditun me aktin e sotëm në Bruksel i ka shprehë ngushllime tanë banoreve të Belgjikës. Edhe Presidenti i zgjedhun, Hashim Thaçi ka shprehë ngushëllime të sinqerta për familjet e të gjitha viktimave, si edhe Kryeministri Isa Mustafa. Ndërsa Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nëpërmjet nji deklarate, ka thanë se këto sulme janë barbare dhe synojnë me ndryshue vlerat dhe institucionet ma të çmueme që ka krijue njerëzimi.

Kryetari i VV, Visar Ymeri ka shkrue se sulmet në botë janë tu’ ndodhë aq shpesh saqë nuk po mbet kohë as për reflektim njerëzor, tu’ përmendë sulmin e të Shtunës në Stamboll. Ndërsa lideri i AAK, Ramush Haradinaj shpreh tronditjen e madhe qe sot në mëngjes perjetoi kryeqyteti belg dhe tane Europa.

Edhe Nisma për Kosovën ka dënue sulmin në kryeqytetin e Bashkimit Europian.

Ngushllime ka edhe nga Shqipnia, ku mbas shpërthimeve menjiherë ka shprehë solidaritet Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ka thanë se terrorizmi nuk ka vend në Europë.

Presidenti amerikan Barack Obama i cili gjendet në vizitë në Kubë, ka shprehë ngushllime për sulmin tue thanë se insititucionet amerikane janë në gjendje gatishmënie për me ndihmue shtetin Belg.

Kryeministri britanik, David Cameron asht soledarizue me Belgjikën dhe ka ofrue ndihmë në fushën e sigurisë.

Në anë tjetër kandidadi nga radhët e republikanëve për President, Donald Trump ka thanë se këto sulme vijnë si pasojë e lirië së tepërt të lëvizjes dhe se ai ka me i mbyllë kufinjët.
Edhe kreu i katolikëve në mbarë botën, Papa Françesku ka reaguar për sulmet e sotme terroriste tue i dënue ato dhe tue solidarizue me familjarët.

Edhe vendi i origjinës së grupin terrorist ISIS, Siria ka reague tue thanë se sulmet po ndhodhin për shkak të politikave të gabueme në botë. Ngushëllime ka shprehë edhe Presidenti francez, Francois Hollande, i cili në nji konferencë të jashtëzakoshme për media, tha se Franca ka me i shpeshtue kontrollet e sigurisë.

Ndërsa Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shculz, tue i dënue sulmet në Bruksel ka kërkue prej qytetarëve me qëndrue në vende të sigurta dhe me i ndjekë instruksionet e autoriteteve.

Ngushllime ka shprehë edhe presidenti Rus, Vladimir Putin.

Pa reague nuk e ka lanë as Bashkimi Europian, i cili ka shprehë ngushllime për t’gjithë familjarët e viktimatave të sulmit të sotëm.

Ndërsa Shefja e politikës së Jashtme në Bashkimin Europian, Federica Mogherini ka reague në lidhje me shpërthimet në Belgjikë e cila u shfaq e përlotun gjatë konferencës për media.

Reagime ndaj këtyne sulmeve ka pasë edhe nga liderët te tjere botnore, nga Turqia,Italia, Gjermania, etj.