E habitshme çka ka ba në Danimarkë ish ushtari i NATO’s në Kosovë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë së Danimarkës, që së fundi ka shërbye në Kosovë, si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO’s, akuzohet se dërgoi kërcënime me bombë ndaj institucioneve daneze.

Të Hanën, dikush dërgoi kërcënime me bombë ndaj aeroporteve, spitaleve, qendrave tregtare dhe institucioneve tjera në Danimarkë, raporton faqja e televizionit shtetnor danez Dr.dk.

Këto kërcënime banë që dy aeroporte dhe dy qendra tregtare të mbylleshin për disa orë në shtetin danez.

Policia daneze arrestoi të Hanën nji 31-vjeçar lidhun me këto kërcënime. Siç shkruen BBC News, i dyshuemi asht nji ish-ushtar i ushtrisë daneze, i cili së fundi kishte shërbye në Kosovë.

Ma parë, ish-ushtari i dyshuem për këto kërcënime, kishte shërbye edhe në Afganistan. Të Martën nji gjykatë në Danimarkë, vendosi që ta mbajë në paraburgim të dyshuemin deri më 9 Nandor.

exi-730x563_1476807639-4068153-600x463