E jashtëzakonshme: Temperatura n’Irak arriti 51 gradë Celsius

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ku temperatura arriti sot në 51 gradë Celsius, qytetarët po mundohen m’u freskue nëpër dushe të vendosuna në skajet e rrugëve.

Qytetarët e Bagdadit po freskohen nëpër dushe të vendosuna në skajet e rrugëve nga disa tregtarë të rajonit të ashtuquejtun ”Dera lindore”, në qendër të qytetit, ndërkohë që ka shumë ankesa për shkak të ndërpremjeve të energjisë elektrike.

”Temperatura sot asht 51 gradë Celsius. Përkundër asaj që jemi tue agjërue, ende vazhdojnë ndërpremjet e energjisë elektrike. Nuk po mundem me durue të nxetin ekstrem. Na po freskohemi me dushet e vendosuna nga tregtarët në skaj të rrugës”, thonë banorët.

Në qytetin e Basrës, në jug të vendit, për shkak të temperaturave që edhe atje i kalojnë të 50 gradët Celsius, qytetarët po freskohen në lumin Arab Shat’ul.

Në nji deklaratë nga Instituti irakian i Meteorologjisë thuhet se edhe gjatë ditëve të ardhshme në Bagdad dhe në vendet tjera në jug temperaturat kanë me qenë të njajta.