“E ka hangër ujku në mal”, fëmiu i traumatizuem gënjeu mbasi ka vra aksidentalisht babën!

Nji ngjarje e randë ndodhi pak mbas mesdite në fshatin Vlosh të Roskovecit në Fier të Shqipnisë. Nji 35-vjeçar humbi jetën mbasi u qëllue aksidentalisht me armë gjahu nga djali i tij 8-vjeçar.

Karafil Rrapushi kishte dalë bashkë me të birin në malin e fshatit për me mbledhë bimë medicinale, por në nji moment asht ulë me pushue. Simbas nji njoftimi të policisë së Fierit, në këtë moment djali i tij ka marrë armën e gjahut dhe ka fillue me luejtë. Nga pakujdesia ai ka shkrepë armën, e cila ka shkaktue vdekjen e babes së tij.

Si pasojë e kësaj ngjarje të randë, vogëlushi ka pësue nji gjendje shoku, e për këtë arsye në fillim i ka njoftue familjarët se babën e kishte hangër ujku në mal. Edhe policia fillimisht asht njoftue rreth orës 12:15 se ujku kishte hangër nji person në mal, i cili mandej kishte gjetë vdekjen.

Por, me mbërritjen e policisë dhe me kalimin e gjendjes së shokut, djalli 8-vjeçar ka deklarue se e sajoi ngjarjen fillimisht, sepse kishte frigë, ndërsa mandej ka shpjegue tanë të vërtetën.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti edhe armën e gjahut. Fëmiu tashma asht nën kujdesin e psikologut.