E kanë vlerën 1 milion euro, sekuestrohen 4 kerre të blindueme (video)

4 kerre të blindueme me nji vlerë rreth 1 milion euro janë sekuestrue në Tiranë.

Policia e Tiranës tha se në kuadër të planit të masave “Vjeshtë 2017”, sekuestroi 4 mjete të blindueme:

– Kerri tip “Audi”, ngjyrë e zezë.

–  “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.

– “Audi”, ngjyrë e zezë.

–  “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.

Kerret e sekuestrueme simbas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro.

Këto kerre dyshohet se janë të trafikueme.

Dosja i ka kalue Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Pastrim produktesh të veprës penale”.