E konfirmojnë edhe ‘Anonymous’: Lufta e Tretë Botnore asht e pashmangshme! (Video)

Situata dhe konfliktet botnore kanë marrë papritmas nji pamje alarmante, kjo për shkak të rritjes së tensioneve midis Rusisë dhe Amerikës, nderkohë që përplasen në Siri, shkruen “The Independent”.

Kësaj situate i janë përgjigj edhe hacker’at me famë botnore tashma, “Anonymous” të cilët janë vënë kundër qeverive botnore tue i fajësue si shkaktarët e kësaj situate .

Ata kanë postue nji seri videosh mbi raportet e lajmeve alarmante dhe kanë sugjerue se Lufta e Tretë Botnore asht e pashmangshme’.

Anonymous saktëson se lufta asht e vështirë për me u shmang sepse : “Kur ke nji qeveri që operon pa kufij, kur ke nji qeveri që vë në gadishmëni policinë, nji qeveri që i sheh njerëzit si armiq, kur ke nji qeveri që ju mashtron.

 Por mos mendoni për bunkerat ku keni me u mshef ende.

“Anonymus” tue ju referue nji raporti të “Anon HQ”  deklaron se SHBA beson se lufta asht e pashmangshme por hacker’at sqarojnë se situata nuk asht aq alarmante sa duket.

“Asht e vertetë, lufta asht e pashmangshme por kjo nuk do të thotë se lufta berthamore asht gati me fillue tash, edhe pse qeveritë po e planifikojnë”.