E konfirmon drejtori i KE’s: Kosova me miratue kriteret për liberalizim

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjanim të Komisionit Europian, Christian Danielsson, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe çashtjet që lidhen me rrugëtimin euro-integrues të vendit tonë.

Kryeparlamentari Veseli e njoftoi Drejtorin e Përgjithshëm Danielsson për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe të Kuvendit në veçanti, për përmbushjen e kritereve që kanë të bajnë me agjendën europiane.

Në këtë funksion, kryetari Veseli foli edhe për punën që Kuvendi ka ba dhe po ban aktualisht në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, sidomos në legjislacionin që ka të bajë me sundimin e rendit e të ligjit, si dhe integrimet europiane.

Kryetari Veseli theksoi nevojën e përmbylljes sa ma të shpejtë të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, tue u mundësue qytetarëve të saj lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Europian, Christian Danielsson, nënvizoi rolin e randësishëm që Kuvendi duhet me luejt në zbatimin e reformave, në procesin e integrimit europian.

Ai tha se Kosova duhet me plotësue kriteret e mbetuna, miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, si dhe forcimi i regjistrit në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuem.

 

2-veseli-danielson