E konfirmon edhe Fajon: Datën e vizave tash e cakton Kosova!

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklarue se pa miratimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të Kufinit me Malin e Zi dhe pa luftimin e korrupcionit s’ka liberalizim të vizave për Kosovën me Bashkimin Europian.

Simbas saj, datën e heqjes së vizave tashmë e cakton Kosova.

Pa u ratifiku Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi nuk do të ketë kurrfarë progresi të matejshëm në liberalizimin e vizave në instancat europiane.

Madje këtij kriteri duhet t’i shtohet edhe konkretizimi i luftës ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuem në mënyrë që procesi me rifillue. Kështu ka thanë n’intervistën për Zëri raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon.