E konfirmon Edita Tahiri. Kosova ja ban ‘bllok’ Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka paraqit sot në Bashkimin Europian raportin periodik, i cili ofron nji vlerësim mbi gjendjen aktuale sa i përket dialogut të Brukselit, i cili mbulon periudhën prej 1 Kallnori deri më 14 Qershor të vitit 2016.

Ky raport vlerëson progresin e pergjithshëm dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit si dhe trajton secilën marrëveshje në aspekt të detyrimeve të palëve përkatëse të marra gjatë dialogut të Brukselit.

Raporti asht i nënshkruem nga ministrja për dialog, Edita Tahiri, njiherësh Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit.

“Si përgjigje ndaj bllokadave të Serbisë, Kosova e ka ba të qartë se nuk do të ndërmerr asnji veprim për zbatimin e Marrëveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, para se Serbia me heq bllokadën për kodin telefonik për Kosovën dhe funksionimin e pamvarun të KOSTT’it, si dhe para se të largohet barrikada nga Ura e Ibrit në Mitrovicë”, thuhet nder të tjera në ketë raport!