E konfirmon Hollande: Aeroplani qe u zhduk sot asht rrxue!

Presideni francez, Francois Hollande ka konfirmu për BBC se aeroplani asht rrxue, kështu tue mos përjashtue mundësinë e ndonji sulmi terrorist.

Mediat franceze thonë se presidenti francez, Hollande ka konfirmue rrximin e aeroplanit, i cili fluturoi sot nga Parisi për në Kajro.

Aeroplani ishte dasht me mbërri në Kajro n’orën 03:00 të mëngjesit, mirëpo tash ma shumë se 9 orë ai ende gjendet në zhdukje.

Presidenti gjithashtu ka thanë se autoritetet franceze do të bajnë çmos për me gjetë aeroplanin e zhdukun, kështu në bashkëpunim me ato egjiptiane.

N’aeroplan gjithsej gjendeshin 66 pasagjerë, 15 prej tyne ishin shtetas francez.

Edhe autoritetet në Greqi e kanë konfirmue rrximin e aeroplanit tue thanë se ai asht rrxue n’afërsi të ishullit Karpathos.