Rrefehet Skender Hyseni, kallxon pse e leshoi takimin në Bratislava!

Prezentimi i Kosovës me Rezolutën 1244 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisalava të Sllovakisë, ka nxitë reagimin e ministrit të Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni.

Ai ka mbajt fjalimin e tij dhe më pas ka kerkue me u ba korrigjimi apo në të kundërtën, Kosova ka me braktisë këtë konferencë.

Në nji prononcim për Radion Europa e Lirë, ministri Skender Hyseni ka thanë se prezentimi me Rezolutën 12 44, por jo edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pamvarësinë e Kosovës, bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit të arritun në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

“Teksti i deklaratës që ka me u aprovue në konferencë asht i pranueshëm, por jo edhe denominimi i Kosovës me Rezolutën 1244 dhe kjo asht arsyeja pse unë e kam mbajt fjalën dhe më pas kam kërkue me u ba korrigjimi tue e plotësue edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose na nuk do të marrim pjesë”, ka thanë Hyseni.

“Na jemi pajtue me Serbinë që të ketë referencë si në Rezolutën 1244 ashtu edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që përmban ajo fusnota e famshme”, ka sqarue Hyseni.

Kosova asht pjesë e kësaj nisme, ku ban pjesë edhe Federata Ruse dhe Serbia.

Këto dy të fundit kishin insistue që Kosova me u prezentue vetëm me Rezolutën 1244.

Kerkesa e Rusisë dhe Serbisë ishte aprovue nga nikoqiri i takimit, Sllovakia, çka edhe kishte nxit reagimin e palës nga Kosova.