E konfirmon Kryeministri: N’seancën e ardhshme ka me u shqyrtue Demarkacioni

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka mbajt nji konferencë për media në lidhje me Demarkacionin.

Mustafa konfirmoi që në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës, Demarkacioni ka me u procedue në votim për miratim të marrëveshjes me Malin e Zi.

Tash asht pergjegjësia e deputetëve me marrë vendim lidhun me këtë marrëveshje.

Ky nuk asht vendim i thjeshtë e mbledhjen e ardhshme të kuvendit ka me u vendos për sovranitetin shtetnor, për Demarkacionin me Malin e Zi, për kriterin e fundit të liberalizimit të vizave theksoi Mustafa në fjalën e tij.