E konfirmon Kuçi: Tërhiqem prej ministrisë së Drejtësisë

kucii

“Mendoj se duhet të tërhiqem nga posti i ministrit të Drejtësisë. Por, kjo nuk nënkupton se do të tërhiqem nga politika”, tha Kuçi.

Nënkryetari i PDK’s Hajredin Kuçi ka thanë se Kadri Veseli ka kapacitetin njerëzor, intelektual, moral dhe politik për ta udhëheq këtë parti politike.

Ai n’intervistë për ‘Epokën e Re’ tha se do ta vazhdojë rrugën në të cilën Thaçi dhe të tjerët e sollën PDK’n si parti të parë dhe prijëse të proceseve të randësishme për vendin.

Kuçi ka thanë se në garën për kryetar të PDK’s mund të konkurrojë çdo anëtar i saj.

Kuçi ka folë edhe për riformatimin e kabinetit qeveritar dhe largimin e tij nga Ministria e Drejtësisë.

Tha se nëse ndodh riformatimi i kabinetit qeveritar, duhet të ndodh në të dyja kendet politike, edhe në PDK, edhë në LDK.