E konfirmon Kurti: Vetëvendosje s’e voton Kadri Veselin

Albin Kurti, i nominuemi për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje asht regjistrue sot si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe ka me qenë në shërbim të popullit.

“Unë posa e bana regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci”.

Ai ka thanë se 32 deputetët e Vetëvendosjes do të jenë në seancën e 3 Gushtit.

Kurti potencoi se Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për Kryetar të Parlamentit.

“T’Ejten Kuvendi duhet me zgjedhë nji figurë politike që duhet të jetë sa më gjithë përfshimëse e kurrsesi kontraverse”, tha Kurti.