E konfirmon Merkel: BE asht në gjendje kritike!

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, ka thanë sot se Bashkimi Europian asht në gjendje kritike.

Merkel i bani këto komente para takimit të liderave të BE’s në Sllovaki të cilët janë tue i diskutue mënyrat se si me rifitue besimin mbas largimit të Britanisë së Madhe nga blloku.

Ajo ka thanë se asht e nevojshme të deshmohet se ata mund ta permisojnë sigurinë, mbrojtjen dhe ekonominë.

Ama, vendet e BE’s janë thellësisht të ndame rreth asaj se si ta përmisojnë rritjen ekonomike dhe të përgjigjen ndaj valës së emigrantëve.

Gjatë takimit në Bratislavë pa praninë e Britanisë së Madhe, liderat nuk kanë me diskutue rreth largimit të Britanisë.

“Kemi nevojë për zgjidhje për Europën dhe jemi në gjendje kritike,” tha Merkel.

“S’mund t’i zgjidhim të gjitha problemet e BE’s në nji samit,” shtoi ajo.