E konfirmon Pacolli: S’lekundem nga pozicioni me LAA’n

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka mohue se asht lëkund në qëndrimet e tij kundër bashkimit në qeverisje me PAN’in.

Përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thanë se bashkë me partnerët LDK, Alternativa e Lëvizja për Drejtësi janë të vendosun në rrugën që ka diktue vota qytetare më 11 Qershor, simbas tij, për ndryshim.

 

Postimi i Pacollit

Të nderuar miq, secili lajm qe mund ta lexoni është thjesht spekulim. Qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë. Bashkë me partnerët e Koalicionit, LDK-në jemi të vendosur në rrugën tonë, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor