E konfirmon PAN: Seanca e re vendimtare! (foto)

Mbas dështimit të gjashtë tentativave për me mbajt seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në të cilat ishte  dashtë m’u zgjidhë Kryetari i parlamentit dhe Nënkryetarët, siç duket bllokimit po i vj fundi.

Koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 Qershorit, PAN po shprehen të bindun se kësaj situate i ka ardh fundi dhe se seanca e radhës përfundimisht ka me qenë dita kur Kadri Veseli ka m’u zgjidhë Kryeparlamentar.

Kështu ma s’paku u shpreh deputeti i AAK’s, Rasim Selmanaj.

Ai për Indeksonline ka thanë se seanca pritet m’u mbajt me 7 Shtator, ka kanë m’u zgjidhë Kryeparlamentari dhe Nënkryetarët e kuvendit, ndërkaq mbas kësaj ka m’u votue edhe Qeveria e ardhshme, e udhëhequn nga lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj.