E konfirmon Pandeli Majko: Vota u ble me 50-60 euro në Shqipni

Ish-kryeministri Pandeli Majko njihet për sinqeritetin e tij.

Këtë herë, tue folë për reformën në drejtësi në Kuvend, ai tha se problemi asht se kriminelët janë në politikë.

Madje ai shtoi se në zgjedhjet e fundit, nji votë u ble për 50-60 euro.

“Nëse akuzoni për krim në politikë, shikojini pak ata kriminelët që janë ba ‘të majtë’ tash. Çfarë kanë qenë përpara? Mos kanë qenë me Partinë Demokratike?! Mos kanë vjedh gja vota në emën të PD’s, mos kanë qenë të fortë në emën të PD’s?! Shikojini pak ma mirë shkollën e të bamit politikë prej tyne. Dhe shprehini keqardhje vetes se ata që stërviten i keni përballë. Kjo asht drama e politikës shqiptare dhe ka vetëm nji zgjidhje, ashtu si më 21 Korrik, tue mos qenë bashkë, me votue bashkë”.

“Na kriminelët i kemi në politikë se nuk kemi gjykatës e prokurorë. Në fakt, sistemi i Drejtësisë na ka marrë neve peng. Sepse kemi ecun me logjikën, na ju zgjedhim, ju nuk na denoni. Pastaj mos u çudisni pse vijnë kriminelët. Vijnë kriminelët sepse na nuk i denojmë”.

“Nisun edhe nga parafolës të tjerë për reformën e zgjedhjeve dhe çashtjen e manipulimit të tyne, mendoj se kanë shumë të drejtë, por përsëri rrugët do na çojnë te kjo reformë që po diskutojmë sot, te Reforma e Drejtësisë. Nuk ashtë sekret në Shqipni, në zgjedhjet e fundit, nji votë bante 50-60 euro, zyrtare në nji rreth ku ishin zgjedhjet ma të vështira. Dhe kjo ka ndodhë”, ka theksue nder te tjera Majko.