E konfirmon policia: Alket Zeqiri i VV’s dogji kerre zyrtare!

Se Alket Zeqiri dogji kerret zyrtare e pranon edhe policia.

Ata sot në mëngje, konform detyrimit ligjor urdhnuen nga gjykata themelore në Prishtinë, kanë realizue nji mandat bastisje të nji shtëpie në rrugën “Fazli Grajqevci ” në Fushë Kosovë.

Ka arrestue nji person që dyshohet se dogji nji makinë zyrtare.

Urdhnesa e nxjerrë nga Gjykata më 16 Mars 2016, përveç bastisjes ka konsistu edhe në detyrimin për policinë që t’arrestoi të dyshuemin.

 

Njoftimi i Policisë:

“A. Z. mashkull, 26 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për rastin e zjarrvënës së ndodhur më datë 24.02.2016 rreth orës 12:00, në rrugën “Sejdi Kryeziu” në Prishtinë, me ç’ rast një veturë i tipit Hyunday ngjyrë e kaltër, ishte djegur dhe dëmtuar në masë të konsiderueshme”.

Gjatë bastisjes policia ka sekuestruar për ekzaminim të mëtejmë edhe;

➢ Një laptop, si dhe,

➢ Një telefon celularë,

që mendohet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të procesit hetimor të këtij rasti.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në njësinë rajonale për hetimin e krimeve ku aktualisht policia po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe po kompleton pjesën procedurale , ndërkohë që po koordinon veprimet e sajë me prokurorin e shtetit për procedim të mëtutjeshëm të rastit”.