E konfirmon policia: Grueja 62 vjet vdes në vendin e ngjarjes!

Policia e Kosovës ka konfirmue aksidentin në Vragoli, në të cilin ka humb jetën nji grue rreth moshës 62 vjeçare.

Zadhanësi i PK’së, Baki Kelani i ka thanë për  “Indeksonline” se simbas mjekëve dyshohet që grueja ka humbë jetën në vendin e ngjarjes.

“Në orët e mbramjes ka ndodh nji aksident në rrugën magjistrale Prishtinë-drejtim i Pejës, saktësisht në Vragoli, ku nji automjet ka godit nji kambësore femër, e moshës rreth 62 vjeçare. Simbas mjekëve kompetentë dyshohet se viktima ka ndërrue jetë në vend të ngjarjes”, ka thanë ai.

Kelani ka thanë se njisitë policore janë tue krye hetimet rreth këtij aksidenti.