E konfirmon Thaçi: Ende kam energji me i shërby vendit

Drejtuesi i emisionit Opinion në TV Klan, Blendi Fevziu në nji studio të improvizueme në mjediset e “Korpusit Universitar”, ka realizue nji intervistë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Thaçi ka kujtue intervistën e parë që ka realizue para 20 vjetesh nga Fevziu, tue e kujtue me shumë nostalgji atë kohë.

“Na kemi kalue në situata dhe sfida që tashma i dimë dhe në tanë proceset politike që kemi kalue. Intervista e parë në vitin 1999 dhe xhirimet e para kanë qenë në ‘fluturimin’ tonë të përbashkët”, ka thanë Thaçi.

“Na të gjithë do të shkojmë por ato xhirime dhe dokumentari që e keni pregadit për shpalljen e Kosovës të Pamvarun kanë me mbetë gjithmonë dhe kanë m’u kujtue edhe nga fëmitë tanë”.

Thaçi, tutje ka theksue se i ka realizuar objektivat e tij.

“Kam vullnetin dhe energjinë me i shërby vendit  edhe ma tutje. Kam theksue disa herë se unë objektivat e mia si: lirinë e Kosovës, Pamvarësinë e Kosovës  i kam realizue ndërsa tash pres anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thanë Thaçi.