Krasniqi: E kuptoj pse PDK e ka luftue NISMA’n, por asht e pakuptueshme lufta e VV’s ndaj saj

“Padyshim qe ky nuk asht vullneti as i NISMA’s e as i Aleances e i atyne qytetareve qe kane me dale, por keto protesta i shkakton – keqqeverisja. Pozita nuk po e sheh realitetin me sy, se po ta shihte kishte me reflektue”, tha ne Rrokum Roll, Jakup Krasniqi nga Nisma per Kosoven.
Perpos dy kauzave te dituna te opozites, Krasniqi tha se qytetaret kane edhe arsye tjera per me protestue si, moszhvillimi ekonomik, keqqeverisja e vendit, arsimi, papunesia, sistemi i korruptuem i Qeverise dhe gjyqesise, etj.
Simbas tij, deklarimet e ambasadoreve te huej ne Kosove rreth krimit te organizuem dhe korrupsionit po kallxojne se Qeveria nuk po i lufton keto dukuni, per te cilat Krasniqi tha se jane arsye shtese pse duhet me protestue me 14 Maj.
Jo veç riformatimi, por edhe çashtjet tjera qe tash po dalin kane per qellim me i zhvendos temat qe jane ma aktuale e ma reale ne vend.

“Opozita i ka 80 numra dhe per kete nuk don me ja ndi per ankesat e opozites, te cilat jane shume te ndjeshme”, tha nder tjera zotni Krasniqi, tue theksue se kjo e ban Qeverine te papergjegjshme.
Simbas tij, s’asht sukses i kesaj Qeverie e as i asaj paraprake liberalizimi i vizave dhe pranimi ne UEFA, sepse qysh tha ai – kjo asht nji e drejte e mohueme, dhe u dashte me ndodh qysh kur u pamvaresue Kosova. Liberalizimi i vizave u vonue nga puna jo e mire e qeverive, tha ai.
Krasniqi vleresoi se Demarkacioni me Malin e Zi si kriter per liberalizim, tue u bazue ne kambenguljet e qeveritareve per me u ratifikue kjo marreveshje ne Kuvend, asht veç nji loje e qeveritareve per me kalue sa ma shpejte çashtjen e Demarkacionit.
“S’kam qene ne takimin e Gllogjanit, kam informacione por ma shume informacione kane ata qe kane qene. Nji gja po due me thane: sulmi ndaj NISMA nga ana e Vetevendosjes asht shume i paarsyeshem, sepse na jemi perpjeke qe perkunder krejt dallimeve, me i gjete pikat qe na bashkojne, e pikat qe bashkuen opoziten une mendoj se nuk asht dashte me qene veç 2 marreveshjet, por edhe keqqeverisja. Mendoj se nuk ka pase sinqeritet mes opozites, e VV nuk ka qene tolerante”, tha nder tjera Krasniqi kur u fole per “opoziten e bashkueme”.

I pyetun per ate qe tha sot per media, se ka qene partia Vetevendosje qe ka kerkue hymjen e policise ne Kuvend, Krasniqi spjegoi:

“Problemi ka ardhe ne momentin kur asht festue mbas seances qe ishte ne Kuvend, e organizueme per nder te zojes Mogherini. Na ishim ne takim, e ne ate takim ku ishin edhe zotni Haradinaj, zotni Gjini e ambsadoret e huej, erdh President Thaçi e bani nji fotografi, e cila u perhap e u keqinterpretue nga VV. Ky ishte burimi i reagimit tim, e ata u thelluen. I tregova disa gjana dhe jam perpjeke me qene korrekt. Ishte nji deputet i VV qe bani ftese, per shkak se ata i kishin uzurpue edhe vendet e kryesise. U ndihmova se megjithate ishte nji kerkese, e kam marr shume kolegiale, s’kam dashte me qite ne pozite te keqe deputetin, por reagova mbasi ata filluen me sulmue NISMA’n”, tha nder tjera Krasniqi, tue arsyetue pse e zbuloi se ka qene Vetevendosja partia qe ka kerkue hymjen e policise ne Kuvend, ne vitin 2013 sa ishte Krasniqi kryeparlamentar.
Ai shtoi se mundet me marre me mend pse PDK po e sulmon NISMA’n, se qysh tha ai, NISMA po i merr njerez PDK’s, por qe nuk e kupton pse po sulmohen nga VV.