E larguen nga puna, tenton me kcye nga kati i 11 i ndërtesës së KEDS’it

Para pak minutash njani nga punëtorët e larguem nga puna nga KEDS, ka tentue me kcye nga kati i njimbëdhetë i objektit të kësaj kompanie.

Mësohet se punëtori që tentoj me kcye asht nga Mitrovica.

Fatmirësisht në atë moment kanë reague kolegët e tij dhe e kanë ndalue, të cilët thonë se skena ka qenë si nëpër filma.

Ky asht vetëm njani nga 95 punëtorët që dje janë largue nga puna në KEDS, ani pse kishin pasë kontrata të rregullta.

Këtë e konfirmon edhe Rashit Gashi nga Federata e Sindikatës së Pamvarun të “Elektro-Kosovës”, raporton lajmi.net