E-mailet e WikiLeaks për Erdoganin, qe sa herë permendet Kosova!

WikiLeaks ka publikue e-mailet sekrete të Partisë së Erdoganit për Drejtësi dhe Zhvillim, ndërsa në 60 prej tyne përmendet edhe Kosova.

Në e-mailet flitet për historinë e Kosovës që nga intervenimi i NATO’s, proceset e saja ndër vite, bisedimet në Bruksel, protestat e opozitës për “Zajednicën” dhe demarkacioni me Malin e Zi.

Aty tërhiqet nji paralele mes krizës së dikurshme të Gjeorgjisë dhe Kosovës.

Me rastin e shpalljes së Pamvarësisë së Kosovës, presidenti rus Vladimir Putin kishte pohue se do të hakmerrej keq ndaj shteteve perëndimore, e kjo ka fillue me shtetin gjeorgjian.

“Për histori të gjatë nuk kemi nevojë. Të gjithëve na kujtohen lajmet e mira dhe të këqija për Kosovën, të cilat kanë ba që me zemërye Rusinë dhe me futë në kthetrat e veta Gjeorgjinë. Putin, me rastin e Pamvarësisë së Kosovës kishte kërcënue shtetet perëndimore se nuk do t’jua linte këtë veprim ‘pa ju hakmarrë’. Ndërsa Presidenti gjeorgjian, Mikhail Saakashvili kishte thanë me këtë rast se, Putin asht zgjue me lue lojën e radhës. Rezultati: Perëndimi në këtë rast ishte në një vijë me Kinën, ndaj dhe Rusia mori nji goditje të fuqishme dhe u largue prej këtij vendi. Faturën e deshtimit në Gjeorgji, Putin ka fillue me nxjerrë në gadishullin ukrainas të Krimesë”, shkruhet në nji prej e-maileve të AKP’s.

 

Publikimet e WikiLeaks vijnë mbas tentim puçit të deshtuem në Turqi, dhe spastrimeve që Erdogani asht tue ba në gjyqësor, ushtri dhe arsim.

 

wikilikssss