E mban fjalën: Eksperti i sondazheve e han mizën mbasi gaboi ndaj Trump (video)

Eksperti i sondazheve nga Universiteti Princeton, Sam Wang, javën e kalueme ishte aq i sigurt që Hillary Clinton ka me i fitue zgjedhjet saqë deklaroi në CNN se “ka me hangër nji mizë nëse Donald Trump kishte me marrë ma shumë se 240 vota elektorale”.

Trump i fitoi 290 vota elektorale dhe tash ka me qenë President i Amerikës.

Ai e mbajti fjalën mbasi dje në nji lidhje direkt në CNN e pranoi gabimin dhe – e hangri mizën.