E mbijetuemja e Hollokaustit: Shqipnia shpëtoi moralin e botës

Kur flitet për vendet Europiane ku hebrejtë u strehuen gjatë Luftës së Dytë Botnore, Shqipnia mbetet vendi i parë në alfabet, por jo edhe për marrje të meritave që kishte në këtë luftë.

Megjithatë, historia se si vendi i vetëm europian me popullsi muslimane e përballoi hollokaustin, tue qenë edhe vetë e okupueme nga nazistët, asht nji histori të cilën Johanna Gerechter Neumann dëshiron me e kujtue.

“Shpesh them se Shqipnia e ka shëptue moralin e botës”, thotë ajo.

Historia se si Neumann, prindët e saj dhe ma shumë se 2 mijë hebrejë të tjerë që shkuen në Shqipni dhe kaluen luftën të qetë, asht në kontrast të plotë me jetën që hebrejtë banin në territore të kontrollueme nga Gjermania Naziste.

Pikërisht për këtë gja në komunitetin hebre Kaplen Palisades, të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, sonte shfaqet filmi dokumentar që paraqet shqiptarët apo herojtë e hebrejve në Luftën e Dytë Botnore. Përfshi historinë e zojës Neuman.

Fototgrafi Norman H.Gershman, i mbrojtun nga Besa udhëtoi nëpër Shqipni për me i fotografue mbrojtësit e hebrejëve dhe ekspozita me këto fotografi ka me u shfaqë në Maj me ndihmën e Johannas.

Neuman u lind në Hamburg në vitin 1931. Tash ajo jeton në Silver Spring Maryland të Shteteve të Bashkueme të Amerikës. Por nga viti 1939 deri në vitin 1945 ka jetue në Shqipni.

Para se nazistët me marr pushtetin, në Shqipni kishte pak hebrejë. Sinagoga e vetme në këtë vend u dogj gjatë luftës së parë botnore për të mos u ndërtue ma, Shqipnia ishte vendi ma i mbarapambetun i Europës, shkruen The Times of Israel.

Ndërsa Johanna Neuman, kishte dasht me i pyet prindët e saj se si e zbuluen që Shqipnia ishte rruga ma e sigurtë për me ndjekë gjatë luftës së Hitlerit.

Baba i saj ishte patriot gjerman ai kishte marr pjesë në luftnat e Gjermanisë, për të cilat kishte marr edhe medalje. Ndërsa nana vinte nga nji familje hebreje e vendusun në Hamburg në vitin 1763.

Ata në fillim refuzuen me u largue tue e llogaritë Gjermaninë vendin e tyne.

Por me intensifikimin e luftës kundër hebrejëve, Neumanët vendosën me u largue për në SHBA, por kuota ishte plotësue kështu që u detyruen me e hap atlasin dhe me kërkue vende alternative.

Shqipnia që në atë kohë udhëhiqej nga Mbreti Zog, dhe 4/5 e banorëve ishin mysliman. Zogu tue dasht me e modernizue vendin kishte hartue strategji për me i nxitë hebrjejët me ardh në Shqipni por kur ato nuk funksionuen, ai u kërkoi ambasadave me lëshue viza për hebrejtë pa ba asnji pyetje.

Pa e ditë ku po shkonim, pa ditë çka me prit nga ky vend, pa njoftë njeri, na u nisëm drejt Shqipnisë me 1 Mars të vitit 1939, – rrëfen Neumann.

Menduem me qëndrue në Shqipni për disa muej e ma mbas me u largue drejt Amerikës, por aty qëndruem deri në fund të luftës. Për nji vajzë të vogël, ky udhëtim ishte nji aventurë. Lozja me vajza shqiptare, bana shoqe e e mësova gjuhën, – vazhdon rrëfimin ajo.

Mbas pushtimit që Italianët i banë Shqipnisë dhe largimit të Mbretit Zog për Komiteti Amerikan për Distribuim, i cili i furnizonte me ushqime hebrejtë në Shqipni, u ndalën paret. Kështu Neumanët hapën nji lavanderi për rrobat e shoferave të kamionëve Italian.
Në vjet në vazhdim, ata u detyruen me u largue nga Durrësi dhe familja në 17 vende të ndryshme. Kur në vitin 1941 gjermania e pushtoi Jugosllavinë, 2000 mijë herbejë u larguen nga aty në drejtim të Shqipnisë.

Ministri i mbrendshëm shqiptar mbrena dy ditësh i akomodoi hebrejtë në familje shqiptare e ma mbas u tha gjermanëve se në vend nuk kishte hebrejë. Ata që nuk arriten me u akomodue në familje shqiptare, përkohesisht u vendosën në spitale si pacient.

Në vitin 1943 Gjermania pushtoi Shqipninë dhe kërkoi nji listë të hebrejëve në këtë vend, por shqiptarët për herë të dytë deklaruen se nuk njohin asnji hebre.

Fakti që ata patën guximin me u thanë nji gja të tillë gjermanëve asht nji gjest i rrallë dhe i jashtëzakonshëm, thotë Neumann. Të gjithë e dinin që na ishim hebre por askush nuk na raportoi, asnji nga na nuk u deporteue.

Kishe me qenë e lehtë me u thanë atyne kqyre ate grue ajo asht qifute, por ata patën guximin me e mohue këtë gja tue e rrezikue veten, ata mund të vriteshin thotë ajo.
Por shqiptarët u kapën në nji falë “Besa”. Fjala që nënkupton se fjala e dhanë – premtimi duhet me u mbajtë pamvaresisht rrethanave, tue nënkuptue edhe mikpritjen që parasheh kanuni.

Miku në shtëpinë time asht i mbrojtun nga unë dhe kjo gja nuk ndryshon.

Mbas ardhjes së gjermanëve, babani i Neuman u largue me disa fermerë ndërsa ajo me nanën banuen në Tiranë në familjen e nji inxhinieri, i cili ishte i martuem me gjermanen e quejtun Liza.

Qysh në fillim ata na pranuen si miq, ajo ishte pro Hitlerit bile kishte edhe nji protret të madh në dhomën e ndejës por na mbronte, kur vinin gjermanë për vizita në shtëpi, Liza u thoshte se na ishim familjarë të saj gjerman që kishim ardh për vizitë. Nji veprim i madh nga ana e saj sepse nëse dikush e merrte vesh që na ishim hebreje kishin me vra atë bashkë me fëmitë.

Në 17 vende të Shqipnisë ku jetuem gjatë kohës së luftës kishte mysliman. Na ftonin me shkue bashke në xhami e festonim bashke me ta festën e Bajramit, kujton Neuman. Në vitin 1941 u vendosëm në shtëpinë e nji polici, i cili i pyeti ata nëse munden me iu bashkue në festën e pashkëve. U çuditëm vërtetë, shton ajo.

Mbas tri vitesh e gjysmë partizanët e morrën gjysën e Tiranës dhe na u larguem nga vendi për shkak të të shtanave të armëve.

Derisa po largoheshim nji vajzë partizane na ndëgjoi që po flisnim në gjermanisht dhe mendoi se ishim spiunë. Na çoi te komandanti i saj, i cili ishte polici që na kishte strehue.
Mbas luftës, në Shtator të vitit 1945, ata u larguen për në Itali. Ku panë horrorin e vërtet të holokaustit tue jetue me të mbijetuemit e Auschwits dhe Bergen Belsen.

Johanna Neuman ka punue me fotografin Yad Vashem, për me i nderue shqiptarët që e mbrojtën familjen e saj dhe mija hebrenjë të tjerë.

Ajo mendon se historia se si myslimanët u ndihmuen hebrejëve ka nji randesi shumë të veqantë në këtë kohë.

Na jemi tue ba nji gabim të tmerrshëm kur themi se myslimanët janë terroristë për shkak të nji individi. Diskriminimi në Amerikë asht i frigshëm. Vazhdimisht mundohem me i bindë njerëzit mos me paragjykue.